Modelja e njohur: Zhvishem nëse fiton sonte Lazio

15 janar 2021 | 14:47

Modelja dhe aktorja shumë e njohur italiane, Ana Falchi njihet si një tifoze e zjarrtë e Lazios. 48-vjeçarja vijon të mbetet një femër tunduese. Sonte luhet derbi i zjarrtë i kryeqytetit italian.

Lazio dhe Roma do të përballen mes tyre (20:45), me objektivin e vetëm për t’i dhuruar tifozëve fitoren e ndeshjes më të rëndësishme të sezonit.

Për të ndezur më shumë atmosferën ka menduar Falchi, e cila ka bërë një premtim nëse bardhekaltrit e Simone Inzaghit triumfojnë ndaj “armiqve” të përjetshëm.

“Çfarë do të bëj nëse Lazio fiton derbin? Jam gati të dal vetëm me një maskë. Nëse rrjetet sociale fshijnë imazhin tim, atëherë do të shpik diçka tjetër. Le të urojmë e shpresojmë që Lazio të fitojë, pasi nuk do të jetë e thjeshtë“, deklaron modelja e lindur në Finlandë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej vitesh, Soni NRG është një emër që shkakton shumë…