Moderatorja shqiptare punëson dedektiv privat për të kapur mat ish-të dashurin

03 maj 2020 | 09:30

Ester Bylyku është kthyer pas në kohë dhe në emisionin “Mos i fol shoferit” në TV Ora ka treguar një nga skenat e saj më ekstreme të xhelozisë. “Kjo ka ndodhur para pak vitesh. Kishte mik një këngëtar i cili do të mbante koncert në një klub. Unë me këtë mikun e tij urreheshim për vdekje, e kishim shumë inat njëri-tjetrin. E më thotë zemër ne do të ikim në klub dhe do të jemi vetëm çuna. Po të duash, hajde.

I thashë unë të vij tek ai njeri? S’ka shans. Dy ditë para koncertit bëmë një sherr shumë të madh. E, thashë këtu ka diçka që nuk shkon.  S’ka dashur që unë të shkoj me të. Makinë kisha, por nuk kisha patentë dhe lokali ishte në një qytet tjetër.

Punësoj dedektiv privat vetëm për një ditë dhe thashë do ta kap se s’bën. E pagova disa qindra euro. I thashë dua çdo foto dhe video dhe mos u kurse se unë atë doja. Realisht ishin të gjithë çuna dhe më thonë se është vetëm një femër afër tij. Kur ma sjellin me fytyrë këtë femrën, ishte mami i këngëtarit. Më kanë shkuar të gjitha lekët dëm. Ka qenë shumë zhgënjim”, tregon Esteri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndikimi i Covid-19 ka lënë pasoja edhe në teknologji në…