Modriq: Kemi luajtur ndeshje të madhe ndaj Skocisë

23 qershor 2021 | 16:08

Luka Modriq ka qenë njëri prej lojtarëve me meritorë për kualifikimin e Kroacisë në 1/8 e finales. Kapiteni i kroatëve shënoi një gol të jashtëzakonshëm dhe bëri një asistim.

“Jemi të lumtur që kemi luajtur ndeshje të madhe dhe kemi kaluar në fazën e dytë. Nuk kemi qenë të kënaqur me lojën në ndeshjet e para, por jemi përmirësuar. Nëse do të luanim kështu dhe do të humbnim, do të mund të largoheshim nga fusha me kokën lartë. Goli që shënova do të thotë shumë për mua. Më vjen mirë që ka ndihmuar në fitore, por me rëndësi është që i tërë ekipi ka qenë i mirë dhe që kemi fituar”, ka thënë Modriq. Kroacia e mposhti Skocinë me rezultat 3-1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
    Disa organizata të shoqërisë civile përmes një reagimi publik…