Modriqi: Ndaj CSKA-s dhe Sevillas nuk ishim në nivelin e duhur

03 tetor 2018 | 18:11

Luka Modriq, mesfushor i Real Madridit, deklaroi pas humbjes së papritur të skuadrës së tij ndaj CSKA-s të Moskës se situata në ekipin madrilen nuk është e mirë.

“Nuk prisnim të humbnim pikë në Rusi. Është e qartë që ambienti në dhomat e zhveshjes nuk ishte i mirë. Duhet ta ngremë kokën dhe të përpiqemi që ta zgjidhim këtë gjë sa më parë. Ndaj CSKA-s dhe Sevillas nuk ishim në nivelin e duhur. Është shqetësues fakti se nuk kemi shënuar gol në tri ndeshjet e fundit”, u shpreh kroati. Kur u pyet pse nuk po shënon më Reali, Modriqi është përgjigjur: “Kemi pasur mundësi shënimi, por topi nuk hyn, ky është futbolli. Do të gjejmë zgjidhje”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Feronikelit e ka fituar ndeshjen derbi ndaj Llapit,…