Modriqi zbulon se ku dëshiron të pensionohet

15 qershor 2020 | 15:13

Mesfushori Luka Modriq është i bindur se edhe dy vjet mund të luaj në nivele të larta, kurse synim e ka pensionimin në skuadrën e Real Madridit.

Mesfushori i Kroacisë iu bashkua Realit në vitin 2012 nga Tottenham Hotspur.

“Jam i sigurt se mund të luaj në nivelin më të lartë për edhe dy vjet të tjera. Do të doja ta mbaroja karrierën në Real Madrid, por kjo varet edhe nga qëndrimi i klubit”, ka thënë Modriq për “Gazzetta dello Sport”.

“Them se PSG-ja, edhe nëse nuk do të luajë futboll deri në gusht. Po ashtu është e lehtë të thuash Barcelona dhe Bayern Munchen. Dhe mbi të gjitha duhet pasur kujdes me Atletico Madridin dhe, natyrisht, në mesin e favoritëve do të jetë edhe fituesi i duelit Manchester City – Real Madrid”, ka deklaruar Modriq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, i kryesuar nga…