Mogherini flet me Thaçin: Të tërhiqet taksa

28 nëntor 2018 | 20:00

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka zhvilluar të mërkurën një bisedë telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas komunikatës së lëshuar nga zyra e Mogherinit, kjo e fundit tha se “vendimi i Qeverisë së Kosovës për të rritur tatimin mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina në 100%, vetëm se e komplikon më tej situatën dhe nuk sjell ndonjë zgjidhje për problemet e njerëzve apo për aspiratat e Kosovës për të tashmen dhe të ardhmen e saj”.

“Kjo është një masë që nuk ndihmon për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore dhe duhet të tërhiqet”, ka deklaruar Mogherini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar…