Mogherini thotë se është e gatshme për ta rifilluar dialogun Kosovë-Serbi

18 shkurt 2019 | 17:21

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme, Federica Mogherini, ka thënë të hënën se është e pamundur të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi, derisa nuk hiqet taksa.

“Sapo të ketë kushte jam e gatshme, jo vetëm për ta thirrur raundin e ri të dialogut në nivelin më të lartë politik qysh të nesërmen (nga heqja e taksës), por edhe që të mbyllemi diku për aq sa është e nevojshme për një javë, një muaj apo edhe tre muaj”, ka thënë Mogherini.

Ajo ka me dije se është gati të organizojë vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë në nivelin më të lartë nëse largohen kushtëzimet.

Taksa 100 për qind e vendosur ndaj mallrave serbe nga Qeveria e Kosovës e ka pamundësuar procesin e dialogut.

Në Serbi kanë thënë se nuk mund të vazhdojnë dialogun pa u hequr ky ‘ndëshkim’ i Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj e ka përsëritur vazhdimisht se nuk do të tërhiqet nga ky vendim derisa të ketë njohje reciproke në mes dy vendeve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 10 persona janë vrarë të hënën në dy…