Molliqaj: Kurtit i konvenon ‘presioni’ ndërkombëtar

08 dhjetor 2023 | 12:56

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka kritikuar qeverinë dhe opozitën për mostransparencën sa i përket draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Molliqaj ka thënë se ndonëse të dyja palët e kanë parë draftin qysh moti, janë duke u munduar të fitojnë sa më shumë poenë në raport me qytetarët për shkak të përmbajtjes së tij.

Ai është shprehur i bindur se Kosova ka dizajnuar një autonomi për serbët.

“Kemi dy probleme. Fillimisht, Qeveria e Kosovës nuk ua ofrojë draftin ose qasjen deputetëve edhe partive opozitare dhe as opinionit publik dhe ishte qartë se donin të thonin që ka avancime ka përparime të ngjashme. Së dyti njëjtë na u soll edhe opozita, ndonëse e morën draftin zyrtarisht nga përfaqësuesi special në dialog Lajçaku edhe ata njëjtë sikurse qeveria Kurti dhe këta reaguan njëzëri. Kjo bie se janë në grup duke mbështet këtë draft të Asociacionit. Tashmë drafti është publik po dihet cili është ai  dhe nuk asnjë dilemë, është e qartë se Kosova ka dizajnuar një autonomi të mbikëqyrur nga BE-ja prandaj besoj që bëhet fjalë për një nderim paralel të një etnitetit politik, etnik serb në Kosovë”, ka thënë Molliqaj për “Ekonomia Online”.

Duke folur për presionin e Bashkimit Evropian (BE) për themelimin e Asociacionit Molliqaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti, vet e ka zgjedhur këtë presion kur e ka përzgjedhur BE-në si ndërmjetëse dhe ka refuzuar ShBA-në.

Sipas Molliqajt, kjo situatë i konvenon Kurti për tu arsyetuar se ka bërë atë që ka mundur.

“Ky nuk është presion që na ka pikur prej qiellit. Ky është presion që Kurti vet e ka zgjedhur kur e ka përzgjedhur ndërmjetës BE-në dhe e ka refuzuar ShBA-në. Qeveria Kurti kur ka pranuar kornizat e dialogut të Brukselit në fillim të vitit 2022 gjithçka ka qenë e qartë se këtu do të mbërrijmë. Kurti ka zgjedhur këtë dhe Kurtit i ‘konvenon’ presioni për të shitur para opinionit publik që unë bëra atë që munda”, është shprehur Molliqaj.

Molliqaj ka thënë se në javën e ardhshme do ta bëjnë publike një mendim lidhur me Asociacionin dhe qëndrimin e Kurtit ndërvite sa i përket kësaj çështjeje.

“Në javën e ardhshme që vjen besoj se do ta bëjmë publike besoj kritikën tonë për draftin dhe veçanti krahasimin si ka evoluar nga 2013 në 2015 nga 2015 në 2023 ka një evoluim shumë të fuqishëm dhe shumë të theksuar në shumë drejtime që tregon thellësisht kemi autonomi territoriale në Kosovë”, është shprehur Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferran Torres ka humbur rëndësinë në ndeshjet e fundit të…