Molliqaj: Osmani po të ishte parimore do ta shkarkonte Dakën

25 janar 2021 | 09:20

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Vjosa Osmani, ushtruesja e detyrës së presidentes, e ka shantazhuar Valdete Dakën, kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

Molliqaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Osmani të ishte parimore në pozicionin e saj do të duhej ta shkarkonte Dakën.

“Kërcënime e shantazhe nga pozita e pushtetit nga krerët e institucioneve, a nuk është çfarë kemi parë nga mendësia e vjetër? Por ne të gjithë besuam me të drejtë që regjimi i vjetër duhet të ikë. Valdete Daka bashkë me ta. Regjimi i vjetër duhet te rrëshqas në pa kthim”.

“Por jo! A nuk është ajo çfarë kemi parë ditëve të fundit nga Osmani saktësisht e njëjta gjë? A nuk është përsëritje e mendësisë së vjetër dhe madje me instrumentet e njëjta të keqpërdorimit të pozitës për të kërcënuar? Sikur Osmani të ishte parimore në pozicionin e saj dhe e vërtetë në bindje, atëherë do të duhej ta shkarkonte Dakan. Shantazhi është ligësi. Institucionet e kapura nuk çlirohen me nënshtrimin e tjetrit/tjetrës”.

“Këto lloj metodash janë shenja treguese të një pushteti në thelb të padrejtë. Logjika totalitare kurrë nuk e respekton ligjin deri në fund, sepse duke falur shkelësit e tij, ajo mbanë pengje, nënshtron duke mëshiruar. Mbajtja gjallë e kërcënimit është veti jetike e regjimit”, ka shkruar Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka filluar javën me prezantimin…