Molliqaj: Për a kundër Asociacionit, të bëhemi bashkë!

05 shkurt 2023 | 12:23

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se “Për a kundër Asociacionit, të bëhemi bashkë!”.

“Ky nocioni i monoetnicitetit u lansua nga qeveria për tu dukur se e përmirësuan statutin e Asociacionit, e versioni final, dihet, nuk ka me qenë MONO. Kurrë nuk ka pas me qenë. As atëherë kur kundërshtohej me protesta e aksione brenda Kuvendit. Asociacioni është i dëmshëm tashmë, në secilin version. Dhe si i tillë absolutisht i papranueshëm”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.

Ai ka theksuar se strategjia është kjo: “shpike problemin, luftoje atë dhe shpalle suksesin. E tërë kjo pjellë e imagjinatës (së rrezikshme). Qeveria luftë kryesore e ka me mbështetësit e saj. Ka detyrë t’i përgjigjet pyetjes së vështirë: si të duket parimore dhe e drejtë, pa qenë e tillë. Kjo e tejkalon temën e asociacionit. Është në pyetje qenia e tyre polikë”.

Molliqaj ka thënë se këta krijojnë insinuata dhe kur ato nuk ndodhin (se janë shpikje, kryesisht duke keqpërdorur situata e gjendje njerëzish) atëherë na japin lajmin e suksesit, se si këta e ndalen, përmirësuan apo ndaluan. Që të tri deklaratat janë gënjeshtra.

“Prandaj organizimi për një shoqëri më të barabartë duhet ta tejkalojë konfliktin rreth asociacionit. Edhe ata që janë kundër dhe ata që janë për, kanë arsye të fuqishme për tu bashkuar. Duhet të organizohemi në kundërshtim të gjithë ne që nuk durojmë të qeverisemi me modele politike dogmatike, autoritare”, ka deklaruar Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presioni për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe…