Molliqaj: Qeveria të tërhiqet nga vendimi i gabuar

16 qershor 2022 | 10:25

Një numër i veteranëve ka arritur të hyjë në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Pjesë e kësaj proteste është edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj.

Molliqaj ka bërë thirrje që të tërhiqet nga vendimi që sipas tij është i gabuar.

“Është vendim i padrejtë dhe i shëmtuar. I padrejt sepse i ka përjashtuar veteranët nga lidhja e pensionit të tyre me pagën minimale. Në mes të leximit të parë dhe të dytë ne kërkojmë që qeveria të tërhiqet nga qëndrimi i tyre i gabuar”, ka thënë Molliqaj.

Veteranët e luftës sot po protestojnë për mospërfshirjen e tyre në Projektligjin për pagën minimale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i kanë thyer rrethojat…