Momenti dramatik kur autobusi me 50 pasagjerë bllokohet në ujërat e lumit të rrëmbyeshëm

10 prill 2024 | 18:09

Ky është momenti kur pasagjerët e një autobusi shpëtohen nga një lumë pas përmbytjeve që ndodhën gjatë natës. Rasti u regjistrua në Kenia dhe rreth 50 pasagjerë u nxorën një e nga një nga ujërat e lumit të rrëmbyer.

Ndërsa disa pasagjerë arritën të iknin përmes dritareve, të tjerët mbetën të izoluar sipër autobusit gjatë natës në pritje të shpëtimit. Autobusi ishte rrugës për në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, kur u nxor nga rruga nga një rrymë e fortë. Policia lokale tha se të gjithë 51 pasagjerët dhe ekuipazhi u evakuuan në mënyrë të sigurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë humbur jetën pasi një traktor është rrokullisur…