Momenti kur kupton që Erdogan është pas teje për të votuar, reagimi epik i dy qytetarëve turq (VIDEO)

14 maj 2023 | 18:32

Ragip Soylu, shefi i zyrës turke të gazetës së specializuar të lajmeve Middle Eastern Eye, ka shpërndarë në rrjetin social Twitter një video nga momenti i votimit të presidentit turk Erdogan.

Presidenti shihet në hyrje të derës së qendrës së votimit duke pritur radhën të votojë.

Ajo që e bën më interesante videon ishte momenti, kur dy qytetarë që ndodheshin përpara tij, kthejnë kokën dhe zbulojnë se presidenti ndodhej pas tyre.

Turqia ka mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, që po konsiderohen si votimet më të rëndësishme në historinë moderne 100-vjeçare të shtetit.

Qendrat e votimit janë mbyllur dhe tashmë pritet numërimi i fletëve të votimit, për të mësuar fituesin. Pushteti i Erdogan rrezikohet për herë të parë seriozisht në 20 vite, ku opozita e bashkuar ka një epërsi të lehtë në sondazhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Lartë Zgjedhor i Turqisë e ka hequr ndalesën…