Momenti kur rrëzohet avioni ku mbeti i vdekur Prigozhin

24 gusht 2023 | 08:16

Shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, ka vdekur pasi rrëzimit të avionit në Rusi. Bashkë me të vdiqën edhe nëntë persona të tjerë, shkruan BBC.

Sipas Tass, avioni u rrëzua në rajonin Tver.

Besohet se avioni po fluturonte nga Sheremetyevo në St. Petersburg. Bashkë me të ishin edhe tre pilotë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit.

Tass mësoi nga shërbimet e urgjencës se janë gjetur trupat e katër personave. Ata shtojnë se avioni është djegur në tokë dhe se ka fluturuar për më pak se gjysmë ore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur dje aktakuzë ndaj 10…