Monografi për çerdhen Ardhmëria në Drenas

25 nëntor 2020 | 12:54

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim veteranin e arsimit, autorin Nuredin Ibriqaj.

Me këtë rast, autori Ibriqaj i dhuroi kryetarit Lladrovci librin monografi “Institucioni Parashkollor Ardhmeria”. Lladrovci e përgëzoi për librin, duke i uruar suksese në vazhdim të krijimtarisë dhe e falënderoi për kontributin e tij për arsimin në Drenas.

Kjo monografi paraqet punën dhe veprimtarinë e IP Ardhmëria në Drenas që nga themelimi, përkatësisht nga viti 1982 e deri në vitin 2012.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Partisë së Drejtësisë në Gjilan ka propozuar kryetarin…