Moon kërkon nga OKB-ja të verifikojë zotimet e Koresë Veriore për testet bërthamore

01 maj 2018 | 11:15

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara për të ndihmuar që të verifikojnë mbylljen e planifikuar të vendeve të testimeve bërthamore të Koresë së Veriut.

Moon e ka bërë këtë kërkesë gjatë një bisede telefonike me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ka raportuar agjencia e lajmeve jugkoreane, “Yonhap”.

Disa ditë para samitit historik në mes të Moon dhe liderit verikorean, Kim Jong Un, Koreja e Veriut ka njoftuar se do të mbyll testet bërthamore në Punggye-ri dhe do të ndërpresë të gjitha testet bërthamore dhe të raketave balistike.

Gjatë samitit, Kim dhe Moon ishin zotuar se do të punojnë në denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se diskriminimi në…