Mori ryshfet nga kartelet e drogës, arrestohet ish-ministri meksikan

11 dhjetor 2019 | 11:40

Një ish-ministër meksikan është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën akuzën për marrje ryshfeti nga një kartel droge.

Genaro Garcia Luna akuzohet se ka lejuar kartelin famëkeq “Sinaloa” në Meksikë që të operojë me aktivitetin kriminal në këmbim të miliona dollarëve.

Prokurorët thonë se ish-ministri Luna i kishte mundësuar kartelit “Sinaloa” një rrugë të sigurt për trafikun e drogës. Sipas hetuesve, për dy raste të trafikut, ky kartel i kishte dhënë ish-ministrit meksikan 5 milionë dollarë.

Genaro Garcia Luna ka qenë shef i Sigurisë Publike të Meksikës gjatë qeverisjes së Presidentit Felipe Calderon në periudhën 2006-2012. Garcia Luna u arrestua në Teksas të SHBA-së dhe ndodhet në paraburgim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës muajin e ardhshëm zhvillon ndeshje miqësore me…