Morina: Asgjë nuk funksionoi kundër Prishtinës

19 shkurt 2021 | 16:44

Skuadra e Arbërisë ka pësuar humbje sot nga Prishtina (0-4), në ndeshjen e parë të javës së 20-të, në Superligën e Kosovës në futboll.

Trajneri Arbnor Morina ka thënë se gjithçka shkoi keq për skuadrën e Arbërisë në këtë ndeshje.

“Gjithçka shkoi keq nga fillimi i ndeshjes deri në mbarimin e saj. Nuk ishim në gjendje për të reaguar pas çdo goli të pësuar dhe kjo edhe falë paraqitjes së Prishtinës, e cila e dominoi ndeshjen dhe me shumë meritë e fitoi atë. Në skuadrën tonë nuk funksionoi asgjë, munguan shumë elemente të cilat më së miri e përkufizon rezultati final i ndeshjes. Ndoshta është dështim i imi sepse kam gabuar në përzgjedhjen e futbollistëve, ose ndoshta edhe në taktikën e ndeshjes”, ka deklaruar Morina për “Art Sport”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Zekirija Ramadani ka thënë se është i kënaqur me…