Mos shkoni sot në ATK deri në orën 12:00, se askush s’ju kryen shërbim

19 korrik 2021 | 08:53

Sindikata e Punëtorëve e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) nga e hëna e deri të premten do ta vazhdojë grevën si pasojë e mosrealizimit të kushteve të tyre.

Dyert e ATK-së në Prishtinë në mëngjesin e ditës së hënë ishin të mbyllura dhe deri në orën 12:00 nuk do të ofrohet asnjë shërbim për tatimpaguesit.

Madje ata kanë paralajmëruar se nëse ende nuk ka reflektime në lidhje me kërkesat nga data 26 korrik  do të vazhdohet greva e përgjithshme nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Arsyet për mbajtjen e kësaj greve janë: Propozim-ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës, krijimi i kushteve të punës dhe kompensimet e shpenzimeve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Shpend Hoxha / Shtëpia Botuese, Lugjet e Verdha Që…