“Mos u frikëso” është një thirrje frikacakësh

15 mars 2020 | 10:25

Nga Peggy Noonan

Koronavirusi është diçka krejt e re për specien tonë. Përhapet më lehtë sesa gripi – “në mënyrë eksponenciale”, siç thuhet tani – dhe vlerësohet të jetë të paktën 10 herë më vdekjeprurës. Testimet në SHBA kanë qenë tërësisht të pamjaftueshme; historia mbase do ta shohë këtë si skandalin e madh të epidemisë. Për shkak të mungesës së përgjithshme të testimeve, ne nuk kemi dijeni për numrin e të infektuarve dhe për shpejtësinë e gjeografinë e përhapjes. Shumë njerëz dalin në punë të sëmurë, nga frika se humbnin pagën ose vendin e punës. Disa kanë mbetur shtëpi, të paaftë për arsye financiare apo arsye të tjera për të thirrur mjekun ose për të shkuar në spital.

Ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetit shpalli pandeminë. Mjekët e thirrur nga Kongresi thanë pas dyerve të mbyllura se 70 deri 150 milion amerikanë do të infektohen. Epidemiologu i Harvardit Marc Lipsitch vlerësoi se 20 deri në 60 për qind e të rriturve në të gjithë botën mund të preken nga sëmundja. Rastet po rriten në Spanjë, Francë dhe Gjermani. Kryeministrja Angela Merkel paralajmëroi se 70 për qind e kombit mund të infektohet. Presidenti nga Zyra Ovale, me një adresim, të mërkurën në mbrëmje, synoi të zbusë frikën për situatën që e etiketoi “shqetësuese”. Menjëherë pas kësaj, Tom Hanks njoftoi se ai dhe gruaja Rita Ëilson janë testuar pozitivë, dhe Shoqata Kombëtare e Basketbollit pezulloi sezonin e saj pasi një lojtar u testua pozitiv. Profesionistët dhe shkencëtarët e shëndetit dolën në TV duke shpjeguar atë që dinë dhe kanë qenë mbresëlënës e profesionalisht të dobishëm, në përcjelljen e mesazheve.

Këtë javë fola me një mjek në Long Island i cili merret me problemin në terren. Ai foli për një sfidë të madhe e të menjëhershme: Autoritetet lokale shëndetësore po ofrojnë pak informacion praktik se si të trajtohen pacientët ose të marrin pajisje personale mbrojtëse – maska, e doreza. “Mjekët në shërbim nuk kanë numër të madh të këtyre paisjeve,” tha ai. “Spitali na dërgoi një email duke thënë,”Ejani këtu nëse keni probleme me pajisjet. Kështu veprova. Dhe brenda një ore ata thanë, “Ne nuk mund t’ju ndihmojmë.” “Në këtë pikë ne marrim një email çdo ditë, dhe ajo që ata po bëjnë është planifikimi i një seminari për Covid-19, i cili nuk është ndihmë praktike.” Mjekët tashmë janë lexuar në lidhje me sëmundjen, ata e dinë se çfarë janë viruset”. Shqetësimi i tij më i madh është që spitalet lokale nuk janë gati dhe nuk po bëhen gati për një rritje të pacientëve. Kur bën parashikime, ai trembet nga “përmbytja e institucioneve shëndetësore dhe nga lodhja e stafeve”. Ai shqetësohet se “sëmundjet rutinore nuk do të mund të trajtohen siç duhet.” në kohën kur “në sistemet janë të mbingarkuara”. Rreziku i madh është për të moshuarit. “Ata do të kenë nevojë për ndihmë mekanike, ventilatorë dhe makina ECMO” – pompa oksigjeni. “Sistemi ndoshta nuk ka sa duhet. Kush po mendon për këtë?”

Pas kësaj bisede më erdhi në mendje ajo që kisha shkruar pak muaj pas 11 Shtatorit. Të gjithë pyesnin se si nuk kishim mundur të shikonim asnjë shenjë. Mu kujtuan fjalët e astronautit Frank Borman kur u pyet në vitin 1967 pse NASA nuk ishte përgatitur për katastrofën e një nisjeje që vrau tre astronautë. Ishte “një dështim i imagjinatës”, tha ai. Askush nuk e imagjinonte se një gjë e tillë mund të ndodhte. Kjo është ajo që mendoj këto javët e fundit për këtë epidemi: një dështim i imagjinatës.

Shkencëtarët dhe mjekët thonë se javët e ardhshme do të jenë thelbësore, që përhapja e virusit duhet të vijë në rënie. Ne duhet ta ngadalësojmë atë. Ne duhet të jemi gardianë të shëndetit. Shtrëngoni dhëmbët, mbylli shkollat disa javë dhe shikoni ku jemi. Ndaloni festimet. Martohu, por bëje dasmën më vonë. Bëjeni festën e ditëlindjes dy herë më të mire… vitin që vjen. Vendos gjithçka në pauzë. Nevoja për distancim shoqëror në këtë moment mund të bëjë ndryshimin e madh midis një kohe të vështirë dhe ferrit. Puno nga shtëpia nëse puna ua lejon. Mbani para mënjanë dhe kujdesuni për njerëzit që tani janë të sëmurë. Kjo është një emergjencë.

Bëni…Testet.

Këshillat më të shpeshta në botë janë ata më të dobishmet. “Lani duart”; pa çrregullime obsesive kompulsive si Zonja Maketh. Lani fytyrën. Përdorni disenfektuesit e duarve pas çdo ndërveprimi. Vini doreza e maska mbrojtëse mos u turpëroni. Nëse nuk keni doreza, mos prekni sipërfaqet pa i mbuluar gishtat. Mbrohuni sa herë teshtini e kolliteni. Kudo janë viruset. Ndonjëherë paranojat kanë efekt të mirë.

A është e gjithë kjo e tepruar? Edhe nëse është, ne duhet të mbrohemi. Nëse treguam kujdes të tepruar do ta kuptojmë pas një farë kohe dhe të gjithë do të mund të zemërohemi me koston ekonomike të shtrëngimeve dhe do të kemi argumente dhe debate të mëdha. Por tani nuk është koha për të debatuar por për të luftuar luftuar.

Shkrova në shkurt se besoja se koronavirusi do të jetë i keq, se në Amerikë do të ketë një ndikim më të madh nga sa e imagjinojmë, dhe se shumë njerëz do të ekspozohen e shumë të tjerë do të rrezikohen. E dija që një profeci e tillë është të thërrasësh armiqësi, veçanërisht kur njerëzit janë të frikësuar dhe veçanërisht kur shohin gjithçka si politike. Pohimet e mia bazoheshin në një lexim të gjatë të historisë dhe një lexim të së afërmes që ndodhte në Kinë.

Tani është koha për të folur për dy këshillat më të famshme të momentit. Njëra është “Mos u frikëso!” Tjetra “Sa më shumë kujdes”. “Mos u frikëso” është ajo që thonë njerëzit nervozë kur paralajmërojnë telashet që po vijnë. Për ata që nuk thellohen mesazhi i tyre është “Mos u shqetësoni si frikacakë, por shqetësohuni si një njeri i guximshëm”. Një mënyrë apo një tjetër ne e kemi dëgjuar këtë shumë shpesh nga njerëzit e administratës. Unë e kam përjetuar kështu:

“Kapiten, më duket se para është një ajsberg.”

“Mos u frikëso, oficer, ec përpara me fuqi të plotë”.

Kapiteni e ka nisur tërë flotën tonë drejt portit të fatit dhe sikur thotë: “Ne nuk kemi nevojë për fantazitë tuaja dhe parashikimet alarmiste.”

“Mos u frikëso”, në atmosferën aktuale, është një mënyrë për të ndaluar njerëzit që e përdorin imagjinatën e tyre si një mjet mbrojtës. Është një thirrje e frikacakëve për frikacakët. Sa për shprehjen “Sa më shumë kujdes”, në këtë pikë të krizës në mbarë botën, kujdesi që po tregojmë nuk është i mjaftueshëm. Ai duhet të jetë i arsyeshëm dhe realist. Arsyeja dhe realizmi janë më të mirat. / THE WALL STREET JOURNAL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një situatë kaotike është krijuar në shumë aeroporte përqark Amerikës,…