Mos u merrni me Gjergjin

21 maj 2018 | 15:36

Nga Sali Bislimi

Ju që nuk i keni dhënë Kosovës as gjak, as mund, as djersë, Gjergj Dedaj ka tri dekada rrugë për Kosovën. Ju që doni ta njollosni nuk keni as peshën e lotëve të tij, djersëve të tij që me vite të tëra është në shërbim të lirisë demokracisë dhe vlerave Perëndimore të vendit.

Kur në vitet e luftës 1998-1999 ishte në ballë të 60 demonstratave kundër Millosheviqit, kur ishte në krye të delegacionit për të vizituar zonat e luftës, kur ishte në atë kohe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, kur ishte nënkryetar i Internacionales Liberale dhe anëtar i Këshillit të ALDE-së me seli në Bruksel, anëtar i delegacionit të Rambujesë në Paris, por po iu pengon Gjergji sot pasi po del kundër anëtarësimeve të Kosovës në organizata që nuk janë prioritete të Kosovës, duke mbrojtur agjendën kombëtare për anëtarësim në BE, NATO dhe institucionet euroatlantike.

Fotografia e Sali Bislimi

Kanë ikur Perandori nga ky vend, do ikni edhe ju, duhet të fillojmë të njohim vlera dhe jo vetëm pazare, o ju të mjerë!

Me Gjergjin i cili mban në trupin e tij, dhimbjen krenarinë, sakrificën si vlerë të shtuar ka edhe Krishtin që mund t’ju falë për gabimet që bëni ndaj tij!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një ndryshimi të planeve, publiku mund të dëgjojë dëshminë…