“Mos vdisni në ditë festash”/ Urdhri i çuditshëm i kryebashkiakes

11 dhjetor 2019 | 11:55

Banorët e qytezës La Gresle në Francë e kanë të ndaluar që të vdesin në ditë festash. Urdhëri është dhënë nga vetë kryebashkiakja e cila e arsyeton me mungesën e mjekëve që mund të certifikojnë vdekjen

Kryebashkiakja e qytezës franceze të La Gresle, Izabel Dugele thotë se arsyeja e këtij urdhëri është për shkak se ka mungesë mjekësh të cilët mund të certifikojnë vdekjen e një personi. Personeli shëndetësor i qytezës, është shumë i lodhur pas dy turneve masakrues, dhe në fundjavë kërkojnë pushim.

Së fundmi ka ndodhur që mjeku i cili kuronte një pacient që ndërroi jetë, ishte pushim në atë moment, dhe për këtë arsye u thërrit një mjek nga një provincë tjetër.

Qyteza nuk ka një urgjencë dhe ambulancat administrohen nga një provincë tjetër. Kjo krijon jo pak shqetësim për 900 banorët e qytezës. Dhe këtu vjen dhe ideja e kryebashkiakes Izabel, “ndalohet të vdesësh në ditët e pushimit”!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar ministrin e Jashtëm rus,…