MOSAFINITETI NË DIPLOMACI EKONOMKE I HUMB SHANSE KOSOVËS

19 shtator 2021 | 11:17

Shkruan: Dr. Hajdin Abazi

Qeveria ndodhet para një mundësie për të luajtur një rol me peshë në regjion, që lidhet me tubacionin e gazit natyror (dhe benefite të tjera të lidhura me të), i cili Kosovës i krijon një perspektivë për përfitim, por edhe për faktorizim, ekonomik.

Aq më tepër që ky projekt është i agjencionit inovativ dhe të pavarur amerikan për ndihmë vendeve të huaja në luftën kundër varfërisë globale, agjencion i njohur si MCC (Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit).

Qëndrimi rigjid ndaj këtij projekti, mund të lexohet, tërthorazi, si lënie në harresë të zotimeve me Marrëveshjen e Washingtonit të 4 shtatorit 2020.

Po ashtu, ndoshta, edhe sepse MCC i ngriu fondet për Kosovën gjatë qeverisë Kurti 1, në mbështetje të sanksioneve të qeverisë amerikane.

Projekti i gazsjellësit natyror nga MCC, duke qenë korporatë amerikane, duhet të kihet parasysh se ajo në sfond, qoftë edhe në mënyrë implicite, ka diplomacinë ekonomike amerikane.

Duke i ditur këto, nuk ka se si të mos shtrohet pyetja se qëndrimi i KM Kurti, a mos është hakmarrje ndaj MCC?

Për të demonstruar se ja ”erdhi dita” e KM Kurtit, i cili i tregon dhëmbët MCC!?

Përndryshe, në raport konstruktiv ndaj një vendi mik dhe ndaj një korporate që i ka dhënë e vazhdon t’i japë mbështejte Kosovës, kjo nuk do të duhej të bëhej çështje.

Problematizimi është qasje e gabuar, në disfavor të Kosovës.

Dhe, padashje, mund t’i krijoj favore Serbisë.

Me këso sjellje qeveritare ka rrezik që roli i Kosovës me potencialitet konstruktiv të kthehet në të kundërtën e vet.

Me sa duket, ajo nuk ka një strategji qasjeje ndaj organizatave ndërkombëtare, sikurse MCC, për të mbajtur një qëndrim që shpreh mirëseardhje për vënien në fokus të Kosovës.

Përndryshe, pa zhurmë e shpejt, do të duhej të krijonte një ekip ekspertësh, të cilët do të uleshin së bashku me lidershipin e MCC për të harmonizuat problemet financiare, infrastrukturore, ambientale, çështjet e sigurisë etj., nga fillimi deri te finalizimi.

Kësisoji zakonisht veprojnë partnerët.

Të mos e dijë këtë KM Kurti?

Apo, dëshirohet t’i tregohet MCC se Kosova nuk e konsideron si partner!?

Ndoshta po luan të zorshmin, në funksion të fushatës zgjedhore!?

Mund të jenë të gjitha këto, dhe të tjera, të ndërlidhura, secila të ketë ngapak ndikim.

Sido që të jetë, justifikim nuk ka.

Qasja e këtillë është gabim shikuar nga perspektiva e diplomacisë ekonomike.

Kjo perspektivë, që duhet ta dijë KM Kurti, kërkon qasje konstruktive dhe sjellje partneriteti.

Tash është koha, se po ndryshoi strategjia e MCC, do të jetë vonë.

Kujdes, dështimi i qeverisë për të treguar afinitet në diplomacinë ekonomike mund t’i cenojë interesat strategjike të zhvillimit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti bën të…