Mosanëtarësimi në Interpol s’duhet ta demotivojë Kosovën

21 nëntor 2018 | 08:13

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, e ka quajtur dëshpërues mosanëtarësimin e Kosovës në Interpol. 

Ai ka thënë se lobimi i mbrapshtë i Serbisë dhe aleatëve të saj ka pamundësuar që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate. 

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Ahmeti ka deklaruar se shtetet anëtare është dashur të insistojnë që Kosova të bëhet pjesë e Interpolit dhe jo të votojnë kundër. 

Sidoqoftë, ai ka thënë se kjo disfatë nuk duhet ta demotivojë Kosovën. 

Përkundrazi, Ahmeti ka theksuar se Policia e Kosovës duhet të jetë stabile, e fuqishme dhe të vazhdojë ta luftojë krimin. 

Ai ka thënë se asnjëherë Kosova nuk duhet të heqë dorë nga nevoja e të qenit anëtare e Interpolit.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e ka përshëndetur…