Moska “po ndryshon taktikat”, bën sulm të tmerrshëm me raketa në civilë

01 mars 2022 | 08:26

Nëntë persona janë vrarë dhe 37 janë plagosur pasi forcat ruse kanë lëshuar raketa në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv. Tash taktika ruse duket se ka ndryshuar dhe ajo nuk zgjedh më vetëm ushtrinë ukrainase, por edhe popullatën civile. Sipas “The Guardian”, kryetari i bashkisë së qytetit, Ihor Terekhov, tha se në të numër të të vrarëve janë edhe tre fëmijë.

“Sot kemi pasur një ditë shumë të vështirë. Na tregoi se nuk është vetëm një luftë, kjo është një masakër e popullit ukrainas”, tha Terekhov në llogarinë e tij në Telegram. “Raketat goditën ndërtesat e banimit, duke vrarë dhe plagosur civilë paqësorë. Kharkiv nuk ka parë dëme të tilla për një kohë shumë të gjatë. Dhe kjo është e tmerrshme”.

Ai tha se katër persona u vranë kur dolën nga një strehë për të gjetur ujë dhe një familje me dy të rritur dhe tre fëmijë u dogjën të gjallë në makinën e tyre.

Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë dhjetëra raketa Grad që bien në qendër të qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, duke rënë midis ndërtesave të banimit.

Një banor e përshkroi sulmin si “të tmerrshëm” dhe më të keqin deri më tani, pas pesë ditësh bombardimesh të pamëshirshme dhe agresionit të Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjiganti amerikan i transmetimit, Netflix, i është përgjigjur krizës së…