Moszhvillimi ekonomik i Kosovës do të ketë efekte negative ekonomike, sociale por edhe katastrofë demografike

06 shtator 2022 | 11:27

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka thënë se moszhvillimi ekonomik i Kosovës do të ketë efekte negative ekonomike, sociale por edhe katastrofë demografike.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka paraqitur pesë pika për zhvillim ekonomik të garantuar për Republikën e Kosovës deri në vitin 2026.

Postimi i plotë i tij:

Zhvillimi ekonomik i garantuar për Republikën e Kosovës deri në vitin 2026!

1. Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet 600 MWh energji elektrike dhe avancohet investimi në energji të ripërtërishme!
2. Të nderohet me urgjencë një shkritore e metaleve në Stan Tërg në kuadër të Kombinatit Trepça dhe xehet e Kosovës të mos eksportohen si mbeturina por si produkte finale apo gjysmë finale me vlerë shumë të shtuar!
3. Të investohet në Fabrikën e Akumulatorëve apo baterive për auto industri pasi që Kosova dhe xehet e saja posedojnë 3/4 e xeheve që gjenden në sistemin periodik të elementeve kimike të Mendelijevit!
4. Digjitalizim i avancuar në çdo aspekt!
5. Edukim, edukim dhe vetëm edukim!
Të gjitha këto projekte dhe objektiva strategjike mund të arrihen me sundimin e rendit dhe ligjit që Kosovës është duke i munguar!
Moszhvillimi ekonomik i Kosovës do të ketë efekte enorme negative ekonomike e sociale por edhe katastrofë demografike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar burri i moshuar i cili ka tentuar gjatë…