Mot i ndryshueshëm në javën e fundit të marsit

29 mars 2021 | 08:42

Në ditët e fundit të marsit është parashikuar mot i ndryshueshëm, ku paraditja e së hënës pritet do jetë me reshje të dobëta shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se ditë e tjera të kësaj jave do të jenë pranverore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius.

“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për një shtresë të popullsisë me sëmundje kronike, kjo si pasojë e qarkullimit të dobët të masave ajrore dhe presionit të lartë atmosferik. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti socialist, Bashkim Fino është ndarë nga jeta në moshën…