Mot i ndryshueshëm, të mërkurën dhe të enjten riga shiu

09 nëntor 2021 | 08:19

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë (IHMK), bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët.

IHK njofton se të mërkurën dhe të enjten priten riga shiu të intensitetit të dobët.

“Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i…