Moti për javën e ardhshme

04 qershor 2023 | 12:01

Prishtina Weather ka njoftuar për parashikimin e motit për një javë.

Sipas Prishtina Weather të hënën do të ketë më shumë intervale me diell.

Ndërkaq nga dita e martë dominojnë më shumë vranësirat dhe periudha me shi, herë-herë mjaft intensive.

4.06.2023 – Mot pothuajse vjeshtor po na paraqitet në javën e dytë të qershorit, sa i përket të reshurave. Mbetet edhe më tutje i paqëndrueshëm. Të hënën do të ketë edhe intervale me diell, derisa të reshurat mund të jenë më të izoluara përreth zonave malore.
Nga dita e martë vendi ynë do të jetë më shumë nën dominim të vranësirave. Orëve të pasdite me zhvillime të rrebesheve me bubullima, vende-vende me reshje edhe më intensive. Të mërkurën reshjet ka gjasa të shtrihen vetëm në pjesë perëndimore të vendit, derisa nga dita e enjte të reshura priten kohëpaskohe që nga orët e mëngjesit në tërë vendin.
Temperaturat me tendencë të rënies edhe nën vlera mesatare, ku luhatën ndërmjet 20C e 25C, e ato minimale 12C deri 15C.
Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.
5.06 – Më shumë intervale me diell. Pasdite me mundësi për riga lokale shiu, sidomos përreth viseve malore.
6.06 – Kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe e bubullima. Lokalisht reshjet do jenë më intensive.
7.06 – Mot kryesisht me vranësira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu.
8.06 – Kryesisht me vranësira dhe kohëpaskohe me reshje lokale shiu.
9.06 – Kryesisht me vranësira. Paradite riga lokale shiu, e pasdite dhe mbrëmje priten zhvillime edhe të rrebesheve me bubullimë.
Era do të fryjë kryesisht nga jugu e juglindja 3-7m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani  e shoqëruar nga Zotëria i…