Moti sot dhe nesër – çfarë temperatura na presin këtë fundjavë?

23 maj 2026 | 10:41

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë fundjavë në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Sipas IHMK-së, gjatë ditës së sotme pritet që vranësirat vende-vende të shoqërohen me riga lokale shiu.

“Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 8 deri 11 gradë Celsius, maksimalet gjatë ditës do të lëvizin 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga pjesa jug-perëndimore dhe jug-lindore me shpejtësi 1 deri 6 m/s”.

Kurse, ditën e diel temperaturat do të arrijnë deri në 23 gradë Celsius.

“Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga lokale shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  8 deri 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmet 19 deri 23 gradë Celsius”, thotë mes tjerash ky Institut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Faton Hasani Kosova ka dhënë dëshmi para botës se…