Moti sot, i vranët dhe me riga shiu

19 prill 2024 | 08:13

Ditën e premte dominojnë edhe më tutje më shumë vransirat mbi vend. Nuk mungojnë as interval të shkurta me diell. Herë herë paraqiten mundësi për riga lokale shiu.

Viseve të larta malore me reshje të shkurta bore. Temperaturat miniale zbresin në 1C e 3C, e ato maksimale pa ndonjë ndryshim, shkojnë deri në 12C e 13C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 5-10m/s, njofton Prishtina Weather.

Mot i ndryshueshëm vijon të mbretëroj edhe ditëve vijuese. Të shtunën pak më butë, me temperatura deri në 16C dhe me më shumë intervale me diell. Të dielën ftohtë, vetëm 9C, kryesisht me vranësira dhe të reshura shiu.

Edhe java e ardhshme fillon më butë, deri në 16C maksimalet, por të martën sërish rikthehen vranësirat e të reshurat e shiut e temperaturat zbresin në 10C.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli kreu sulmin brenda Iranit, tha një zyrtar amerikan për…