Moti sot në Kosovë

06 dhjetor 2018 | 08:24

Në Kosovë moti në ditën e enjte do të karakterizohet me diell dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat minimale parashihen të zbresin nga -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, por që qarkullimi i masave të ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të jetë aktive dhe do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e ajrit”, është thënë në komunikatën e Institutit Meteorologjik të Kosovës.

Po ashtu nuk parashihen reshje të asnjë forme. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Kuvendin e Kosovës do të zhvillohet seanca plenare…