Moti sot në Kosovë

24 qershor 2018 | 11:38

Instituti Meteorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu.

Sipas institutit, në këtë situatë meteorologjike parashihet të mbajë mot i ftohtë dhe pa reshje shiu.

Temperaturat minimale parashihen të ulën ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale, minimalet nga 8-10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë celsius.

“Shtypja atmosferike do të lëvizë rreth vlerave të normales. Indeksi UV mbetet i ulët deri mesatar.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe veri-perëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

Pjesa e parë e javë së ardhshme parashihet të jetë me reshje shiu dhe me temperatura afërsisht të ngjashme me të vikendit”, thuhet në komunikatën për medie.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania e fitoi në fund ndeshjen ndaj Suedisë (2-1), por…