Moti sot në Kosovë

04 gusht 2018 | 09:07

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), njofton se sot (e shtunë) do të mbajë mot i mirë në tërë vendin.

Sipas IMHK-së do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. “Në jug , juglindje dhe vise të ulëta parashihet të ketë mjegull të radiacionit e cila shkaktohet si pasojë e reshjeve dhe amplitudave të mëdha në fushat termike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liqeni i Ujmanit që gjendet afër Zubin Potokut që nga…