Mourinho, afër rikthimit në Premier Ligë

30 tetor 2019 | 14:25

Trajneri Jose Mourinho mund të rikthehet në Premier Ligë. Ky është lajmi i bujshëm që ka nisur të përsëritet shpesh në mediet angleze, por jo vetëm.

Së fundmi, në emisionin e njohur “El Chiringuito”, njëri prej gazetarëve, deklaroi se “Special One”, po e mendon seriozisht një rikthim në Premier Ligë, konkretisht për të marrë drejtimin e Arsenalit.

Sipas gazetarit Diego Plaza, Mourinho e sheh me sy të mirë një rikthim në Angli dhe do t’i pëlqente të merrte drejtimin e Arsenalit, që do të bëhej klubi i tretë i ndryshëm që drejtohej në ishull nga luzitani. Stoli i Emeryt po lëkundet tashmë, ndoshta Mourinho mund të rikthehet në aksion.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga…