Mourinho: Kloppin nuk e kam mik

28 janar 2021 | 13:16

Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, ka thënë se nuk është mik me trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, para takimit ndërmjet vete sonte në mbrëmje, por e ka pranuar se ka respekt të madh për gjermanin.

Dy prej trajnerëve më të vlerësuar dhe më të dekoruar në botën e futbollit do të përballen për një vend të top katërshen e Premierligës sonte në Londër.

Mourinho dhe Klopp pritet ta ripërtërijnë rivalitetin mes vete sonte, gjashtë javë pas takimit në Anfield gjatë të cilit ata u fjalosën përfundimit të ndeshjes.

Mourinho i kishte thënë Kloppit se skuadra më e mirë në fushë kishte humbur atë natë, me këtë s’u pajtua Klopp. Pastaj, në konferencë për media pas ndeshjes, trajneri portugez sugjeroi se homologu i tij gjerman nuk ndëshkohet për sjelljet e tepruara.

Së fundmi, Klopp u përlesh me trajnerin e Burnley, Sean Dyche, në tunelin e stadiumit dhe Mourinho thotë se gjermani nuk mbikëqyret njëlloj siç mbikëqyret ai.

Para ndeshjes së sotme, Mourinho tha: “Nuk jam mik i Jurgenit sepse kurrë nuk kam kaluar kohë me të. Kur e njeh një person mirë mund të thuash ‘më pëlqen ai, ai është miku im’ apo ‘nuk më pëlqen ai, ai nuk është miku im’”. “Çfarë mund të them për Jurgenin është se e kam koleg të cilin e respektoj, me të cilin nuk e kam asnjë problem”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur, Françeska Jaçe, ka treguar gjithmonë se guxon…