Mourinho: Më mungon futbolli

30 korrik 2019 | 13:20

Trajneri Jose Mourinho ka pranuar se po i mungon futbolli dhe se është i gatshëm për të drejtuar një skuadër. Ish-trajneri i Real Madridit dhe Chelseat u shkarkua nga Manchester United më 18 dhjetor të vitit të kaluar, kurse ende vazhdon të jetë i paangazhuar në ndonjë skuadër.

“Kjo është në të vërtetë hera e parë që kam kohë për të menduar, hera e parë që jam në Setubal në fund të korrikut ose në fillim të gushtit në më shumë se 20 vjet. Kam ca kohë që të mendoj, të rimendoj, të analizoj dhe ajo që ndiej është saktësisht se ‘Ze ‘(pseudonimi i Mourinhos si fëmijë) është plot zjarr!. Të gjithë më thonë të shijojë këtë kohë, por sinqerisht nuk po mundem ta bëj një gjë të tillë”, ka thënë Mourinho për “Sky Sports News”.

“Më mungon futbolli, kam një kompromis me veten time, me njerëz që më duan, me aq shumë tifozë që kam në të gjithë botën, aq shumë njerëz sa kam frymëzuar. Jam i gatshëm të rikthehem”, ka deklaruar Mourinho.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 18-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të…