Mourinho: Mos e nënvlerësoni Unitedin

12 gusht 2019 | 16:35

Jose Mourinho ka thënë se asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar Manchester Unitedi, edhe pse nuk është i njëjti ekip si në kohën e Sir Alex Fergusonit. “Djajtë e Kuq” mbrëmë mposhtën Chelsean me një rezultat të thellë 4-0 në “Old Trafford”.

“Njerëzit duhet ta respektojnë. Ky nuk është Manchester Unitedi i njëjti si para 15-20 vjetëve, por ka disa lojtarë të mirë”, ka thënë strategu portugez.

“Chelsea nuk mendoi shumë për dobësitë e kundërshtarit, mirëpo shikuan vetëm kualitetet e tyre. Kur ke Marcus Rashfordin në anën e majtë, duhet të dish që mund të të lëndojë”, ka shtuar Mourinho.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës në partneritet me “Qatar Charity” ka bërë…