Mourinho: Nëse Kloppi nuk e fiton finalen do të ishte e rëndë

24 maj 2019 | 12:02

Jurgen Klopp e ka humbur një finale të Ligës së Kampionëve sa ishte trajner i Borussia Dortmundit dhe një tjetër e humbi vitin e kaluar me Liverpoolin.

Trajneri gjerman sërish është në finale me Liverpoolin që më një 1 qershor përballen me Tottenham Hotspur. Jose Mourinho duke e komentuar ketë finale, ka thënë se nëse Kloppi e humb edhe ketë finale do të ishte e rëndë.

“Nëse Kloppi fiton, do të ishte një arritje e madhe për të. Ndryshon puna nëse nuk ia del. Të humbësh finalen e tretë të Ligës së Kampionëve, do të ishte shumë, shumë e rëndë. Ai është një djalë shumë pozitiv për momentin dhe mendon vetëm për ta fituar trofeun”, ka thënë ish trajneri i Manchester United, Real Madridit, Chelseat dhe Interit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një deklaratë për mediet…