Mourinho: Rikthehem në verë

27 mars 2024 | 13:11

Jose Mourinho në një intervistë për gazetarin Fabrizio Romano ka bërë të ditur se do t’i rikthehet punës së trajnerit në verë.

“Dua të rifilloj. Shpesh, kur mbyll një aventurë të duhet kohë për të menduar, por këtë herë ishte ndryshe. Një ditë pasi u largova nga Roma isha gati të rikthehesha. Ndihem shumë mirë, jam gati, por duhet të jem i duruar pasi jemi në mars, është e vështirë që tani të ndodhë diçka e rëndësishme, pra objektivi im është ta rifilloj në verë”, u shpreh Mourinho, i cili nuk e përjashtoi mundësinë që të punojë në Arabinë Saudite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka…