Mourinho rikthen interesimin për Xhakën

19 nëntor 2021 | 10:57

Trajneri i Romës, Jose Mourinho e ka rikthyer interesimin për transferimit të mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka. Lajmi është bërë i ditur nga “Corriere dello Sport”.

Në fakt, trajneri portugez e kërkoi Xhakën edhe në afatin kalimtar të verës, por marrëveshja nuk është arritur për faktin se mesfushori preferoi të vazhdonte kontratën me Arsenalin.

Xhaka është lënduar në fillim të muajit tetor dhe ende nuk është i gatshëm për lojë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pas shkarkimit të trajnerit Bernard…