Mourinho: Roma ka peshë të madhe, gjithnjë nën presion

07 shtator 2022 | 17:02

AS Roma është gati ta nisë aventurën evropiane, këtë herë në Ligën Evropiane, pas triumfit në Ligën e Konferencës. Në një intervistë për UEFA-n, Jose Mourinho ka folur për projektin e Romës.

“Themelor ishte ndërtimi i një mentaliteti që nuk ishte i pranishëm te romanët prej shumë vitesh. Ky mentalitet u ndërtua paralelisht me një element tjetër që është vendimtar për mua: emocionalen. Për mua empatia shkon përtej grupit. Ai shtrihet edhe në atë se si klubi perceptohet nga pjesa tjetër e shoqërisë. Ky klub vlen shumë më tepër se ekipi, ka peshë të madhe, është nën presionin e komunitetit dhe tifozëve. Triumfi në Ligën e Konferencës ishte i rëndësishëm jo vetëm për ekipin, por edhe për klubin. Unë jam i vetmi që ia dola, asnjë lojtar apo trajner tjetër nuk e ka bërë”, ka thënë Mourinho.

“Vërtet më bën të qesh, po bëjmë shaka për këtë, por nëse e mendon është diçka që më bën të jem krenar. Megjithatë, ka ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe unë do të përpiqem të arrij diçka më shumë”, ka shtuar Mourinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), njofton të…