Mourinho shkarkohet nëse Unitedi humbet nga Juventusi 

06 nëntor 2018 | 12:03

Jose Mourinho sërish rrezikon të shkarkohet nga detyra e trajnerit të Manchester Unitedit nëse kjo skuadër pëson humbje nga Juventusi në Ligën e Kampionëve.

Ai ka shprehur dëshirë që ta përfundojë deri në fund kontratën me “djajtë e kuq” dhe së fundmi këtë dëshirë e ka treguar edhe me rezultatet e fundit.

55-vjeçari e ka shpëtuar veten së fundmi nga shkarkimi por, sipas asaj që bën me dije “Daily Mail”, përsëri në Manchester flitet se në rast humbje ndaj Juventusit, portugezi Mourinho do të shkarkohet, pasi rezultati negativ do të vinte në dyshim kalimin e fazës së grupeve nga skuadra angleze.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve Xhelal Hajda-Toni,…