Mourinho telefonon Ronaldon

28 maj 2021 | 14:22

Nuk duhet të habiteni më nga asnjë lajm, sidomos nga ato që lidhen me merkaton. Emra të mëdhenj do të jenë në qendër të vëmendjes, si zakonisht. Pandemia nuk i ka ndalur operacionet e çmendura të merkatos. Një i tillë mund të jetë ai i kalimit te Cristiano Ronaldos te Roma.

Në Itali kanë nisur zërat e parë dhe sipas “La Stampa” ëndrra e Mourinho është të ribashkohet me portugezin në Serie A në klubin kryeqytetas, që do nisë ta drejtojë nga 1 korriku. Gazeta italiane jep edhe më shumë detaje.

Sipas saj Mourinho dëshirat do t’i plotësojë dhe thuhet se e ka telefonuar sulmuesin, për të kuptuar se çfarë synimesh ka për të ardhmen, si dhe për ta bindur të transferohet te Roma.

Në të shkuarën Mourinho ka bashkëpunuar me Ronaldon, kur të dy ishin te spanjollët e Real Madrid. Gjithashtu trajneri dhe sulmuesi kanë të njëjtin menaxher, të mirënjohurin Jorge Mendes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni hetimor i Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e presidentit…