Moussa Wague zyrtarisht kalon te Nice

31 janar 2020 | 23:19

Moussa Wague ka ndërruar skuadër, në orët e fundit të merkatos së janarit.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, i cili deri në këtë pikë sezoni luajti me Barcelonën, tashmë ka ndryshuar destinacion dhe do ta vazhdojë aventurën e tij në Francë.

Lajmin për transferimin e Wague te Nice e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Lojtari do të jetë i huazuar te Nice deri më 30 qershor.

Skuadra franceze do t’i paguajë lojtarit pagën e tij që ai siguron te skuadra e Barcelonës. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është shprehur i bindur…