Moyes largohet nga West Hami

16 maj 2018 | 14:42

David Moyes është larguar nga posti i menaxherit të West Ham pas vetëm gjashtë muajsh në krye të skuadrës, të cilën e shpëtoi nga rënia në Championship.

55-vjeçari drejtimin e West Hamit e mori nga Slaven Biliq, me një kontratë afatshkurtër në nëntor të vitit të shkuar, ndërsa skuadra ishte në pjesën e fundme të tabelës. West Ham siguroi mbetjen në Premierligë duke u renditur i 13-ti.

Moyes në të kaluarën e ka drejtuar edhe Evertonin, Manchester Unitedin dhe Real Sociedadin.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e dytë finale e “play-off”-it në IP Superligën e…