MPJ-ja dënon dëmtimin e disa varrezave ortodokse në Lipjan

16 korrik 2019 | 12:59

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Republikës së Kosovës ka dënuar vandalizmin e disa gurëve të varrezave ortodokse serbe në komunën e Lipjanit.

Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar nga organet e rendit dhe të hetuesisë të bëjnë gjithçka që është e mundur për të zbuluar dhe nxjerrë përpara drejtësisë autorët e këtij incidenti kriminal.

“Për Republikën e Kosovës, bashkëjetesa, raportet dhe harmonia ndëretnike, janë të shenjta. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës konsideron se edhe incidenti në fjalë është kundër interesave të Kosovës dhe se autoritet shtetërore do të bëjnë të pamundurën që raste të këtilla të mos përsëriten”, është thënë në reagimin e MPJ-së.

/Epoka e re/    

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me…