MPJ: Tre Kosovarët e aksidentuar në Serbi kanë marrë vetëm lëndime të lehta

18 tetor 2018 | 22:11

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), ka siguruar informacione zyrtare se tre shtetasit kosovarë, të cilët ishin pjesë e aksidentit zingjiror në Serbi, kanë marrë lëndime të lehta dhe pas pranimit të ndihmës së parë në vendngjarje, kanë vazhduar rrugën për në Kosovë.

Komunikata e plotë e MPJ-së:

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Serbi, ka përcjellur nga afër një aksident zingjiror në komunikacion, i cili sipas raportimeve të para ndodhi nga një tym i dendur dhe për pasojë la të vdekur një person dhe disa të tjerë të plagosur.

Ministria e Punëve të Jashtme ka siguruar informacione zyrtare se tre shtetasit kosovarë, të cilët ishin pjesë e këtij aksidenti kanë marrë disa lëndime-gërvishtje, por pas pranimit të ndihmës së parë në vendngjarje janë liruar dhe kanë vazhduar rrugën për në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qendër të qytetit të Gjilanit, mbi lumin “Mirusha” ka…