MPJD: Jemi të gatshëm të ndihmojmë Marokun pas tërmetit shkatërrues

10 shtator 2023 | 08:32

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka shprehur pikëllim për tërmetin që goditi Marokun duke lënë të vdekur qindra persona.

Nga MPJ kanë thënë se Kosova është e gatshme për të ofruar ndihmë.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga tërmeti shkatërrues që ka goditur Marokun. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e pikëlluara dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit. Kosova është e gatshme të japë mbështetjen e saj në përpjekjet për ndihmë”, thuhet në reagimin e MPJD-së në Twitter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur ShBA-ja ndaloi alkoolin në vitin 1920, atëherë u krijuan…