MSh-ja nënshkroi kontratat me OJQ-të për ruajtjen dhe përparimin e shëndetit

23 korrik 2018 | 11:34

Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar sot kontratat me 31 organizata joqeveritare, përfituese të mbështetjes financiare nga  thirrja publike për financim të projekteve të OJQ-ve në fushën  “Ruajtja dhe Përparimi i Shëndetit”.

Me rastin e nënshkrimit të këtyre kontratave, ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, dr. Naim Bardiqi, ka thënë se objektivi i përgjithshëm i thirrjes për propozime ishte realizimi i aktiviteteve që i kontribuojnë ruajtjes dhe përparimit të shëndetit, si dhe forcimi i partneritetit dhe bashkëpunimit me organizatat joeveritare që veprojnë në këtë fushë.

Ai ka theksuar se me rastin e përzgjedhjes së OJQ-ve fituese është zbatuar në mënyrë transparente rregullorja e Ministrisë së Financave Nr. 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve.

31 OJQ-të fituese do të realizojnë projektet në edukim dhe promovim të shëndetit; përmirësimin e shëndetit të grupeve të cenueshme; rehabilitimin fizikal dhe mendor të grupeve të cenueshme dhe përkujdesjen shëndetësore-ditore jashtë spitalore dhe shtëpiake.

Vlera totale e planifikuar e thirrjes publike ishte 400,000.00 euro, kurse shuma minimale e projekteve individuale ishte 1,500.00 euro dhe ajo maksimale 99,000.00 euro.

OJQ-të kanë pasur mundësi të aplikojnë me më së shumti një projekt në kuadër të thirrjes publike, kurse periudha e zbatimit të projekteve fituese është  6-8 muaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo njihet për bukurinë e saj dhe për mënyrën se…